Që prej dy ditësh në pikën rajonale të vaksinimit në Tetovë po krijohen radhë të gjata nga banorët dhe pritje prej disa orës për tu vaksinuar. Banorët ankohen se pritjet e gjata në diell, pa ujë dhe ushqim, ndikojnë keq në shëndetin e tyre, madje ka pasur edhe qytetarë që kanë humbur vetëdijen duke pritur në radhë për tu vaksinuar.
– Advertisements –
Autoritetet arsyetohen se vonesat ndodhin për shkak të mos respektimit të terminit, por edhe zgjedhjes së vaksinës. Shumica që kanë pasur terminin e vaksinimit para 7 apo 8 ditësh, kanë pritur arritjen e vaksinës Pfizer.