Pas kritikave të djeshme në lajmin e publikuar në Almakos, sot Qyteti i Shkupit kishte angazhuar maksimalisht punëtorët e “Higjiena Komunale” për pastrimin e sheshit kryesorë të Shkupit, i njohur si sheshi “Leka i Maqedonisë”.
Pavarësisht reshjeve gjatë mbrëmjes së kaluar, sot deri në mesditë pjesa më e madhe e sipërfaqes së sheshit ishte pastruar, pasi edhe numri i punëtorëve të angazhuar ishte më i madh se një ditë më parë.
Dje disa nga kalimtarët u ankuan se shishi i shtruar me pllaka mermeri dhe me dëborë paraqet rrezik për këmbësorët, pasi mund të rrëzohen dhe të pësojnë ndonjë frakturë.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com