Qyteti i Shkupit ka demantuar informatat e transmetuara nga disa media në lidhje me çmimin e pemës Ginko që do të vendoset në vendin ku ishte përmendorja e Qoses përpara ndërtesës së Gjykatës në Shkup.
Pema Ginko pritet të kushtojë rreth 5000 denarë. Me aksionin e planifikuar për gjelbërim të qytetit të Shkupit janë planifikuar fonde buxhetore për rreth 10 000 pemë të llojeve të ndryshme.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se pema e mbjellë do t’i kushtohet të drejtave të njeriut, ndërsa do të ketë edhe një pllakë të gdhendur në të cilin do të shkruhet teksti i Nenit 10 të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.