Në mungesë të këshilltarëve të VMRO-së, qyteti i Shkupit miratoi buxhetin për vitin 2018, prej 6.2 miliard denarë që është 10 për qind më pak se buxheti i vitit të kaluar. Para fillimit të seancës, këshilltarët e VMRO-së bllokua foltoren si shenjë proteste në mbrojtjen e funksionarëve të VMRO-së të cilët tanimë ndodhen në paraburgim. Pas fjalimit, Maneski së bashku me kolegët e tij lëshuan sallën.
Hunta qeverisëse e Zoran Zaev, monton raste monstruoze për ndjekje politike të 36 personave për veprën më të rëndë penale kundër shtetit. Pas procesit brutal nëpër shtëpitë e tyre , janë marrë dhe janë burgosur aktorë, regjisorë, artistë, deputetë, ish ministra policë, dhe mbrojtës të shërbimeve shtetërore. 30 personave pa mos pasur padi penal dhe pa bazë ligjore u është shqiptuar masa më e rëndë e paraburgimit, si dënim për kundërshtarë ndaj shtetit – deklaroi Mihajllo Maneski, Këshilltar i VMRO-së në Qytetin e Shkupit.
I pari i Shkupit Shilegov tha se në buxhet janë paraparë mjete për investime në infrastrukturën rrugore, ndërtim të sistemit të ujësjellësit, zgjerim të hapësirave të gjelbra, zgjidhje sistemore të ndotjes së ajrit si dhe zgjidhje të problemit me qentë endacakë.
Propozim buxheti i vitit 2018 është përpiluar në bazë të nevojave reale. Në bazë të dispozitave ligjore të Maqedonisë dhe i njejti i përfshinë të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm i cili duhet të bëj mbarimin e detyrimeve të Qytetit të Shkupit. 18:26 Gjatë vitit të ardhshëm por dhe viteve tjera deri në fund të mandatit tonë, unë si Kryetar i Shkupit do të angazhohem sa të jetë e mundur më realisht të kryejmë planifikimin e тњ hyrave vetanake e cila është edhe detyrim i joni ligjor – tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
48% e buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018 do të shpenzohet për investime kapitale, ndërkaq buxheti për ambientin jetësor apo kundër ndotjes së ajrit vitin e ardhshëm do të jetë tre herë më i lartë se buxheti i vitit të kaluar. Por pavarësisht kësaj Shilegov nuk premton zgjidhje të shpejtë të problemit me ajrin e ndotur, duke thënë se për zgjidhjen e tij nevojiten masat afatgjate dhe sistemore.
Vjollca Aliti

