Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga Qeveria për asnjë nga 20 projektet me të cilat ka aplikuar në shpalljen për ndihmë të komunave për realizimin e projekteve infrastrukturore. Edhe projektet e komunës së Strumicës, Sarajit dhe Tearcës janë refuzuar për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet.
Në shpalljen e Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte. Komisioni vlerësues i përbërë nga përfaqësues të gjashtë ministrive përkatëse vlerësoi se kushtet janë plotësuar nga 77 komuna dhe do të financohen 274 projekte. Vlera totale e projekteve është 65 milionë euro.
Përzgjedhja e projekteve kaloi ditën e djeshme në seancën e qeverisë dhe tashmë komunat do të marrin para nga buxheti i shtetit në faza gjatë zbatimit të projekteve.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, thotë se Qeveria e ka bërë zgjedhjen në bazë të projekt propozimeve të paraqitura nga gjashtë ministritë e linjës.
Data 18.09.2026
Aktuale
- Leonora Jakupi bëhet e sinqert dhe tregon çfarë ndodhi me syrin e san
- Takimi i rëndësishëm i Bedri Hamzës me liderët pas vendimit të Gjyaktës Speciale
- Presidentit iranian i lejohet hyrja në SHBA!
- Djali i Kadri Veselit në protestë: Zëri i popullit është prioriteti ynë
- Trimëria e UÇK-së: Një histori e pavdekshme e pavarësisë së Kosovës
- 110 ditë rezistencë, qëndresë/ “Shqipëria kërkon revolucion”!, protesta kundër kryeministrit mbyllet te komisariati 1: Lironi çunat, arrestoni Ramën
- Neziri: Vendimi i Hagës ishte befasi, zhbërja e gjykatës nuk do t’i zhbëjë edhe vendimet e saj
- Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati Mustafa: Mbrojtja ka argumente për ta kundërshtuar vendimin




