Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sekretari i Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski dhe drejtori i NP “Parkingjet e qytetit” Bojan Hristovski, sot kanë kryer inspektim në terren për fillimin e ndërtimit të vendparkimeve të reja montuese me kate në disa lokacione, nga të cilët një në QT “Çairçanja” në rrugën “Cvetan Dimov”, në komunën e Çairit.
Siç kumtoi Qyteti i Shkupi janë planifikuar vendparkime të reja montuese në kate në disa lokacione në Shkup, ndër të cilat edhe parkingu tek qendra tregtare “Çairçanja”. Bëhet fjalë për hapësirën në të cilën planifikohet të ndërtohet vendparkim i montuar që të rritet numri i vendeve për parkim në këtë pjesë të qytetit,
“Me ndërtimin dhe mundësimin shtesë të hapësirës për vendparkime të reja do të zgjidhen probleme shtesë me parkimin në këtë pjesë të qytetit”, thonë nga Qyteti i Shkupit.