Qyteti i Shkupit kumroi se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, parashtroi propozim pranë Këshillit të Qytetit të Shkupit për ndihmë humanitare për qytetarët e Ukrainës në vlerë prej 7 milionë denarë.
Nga Qyteti informojnë se ky vendim për ndihmë humanitare është shprehje e solidaritetit me qytetarët e Ukrainës të përfshirë në konfliktin ushtarak.
“Jetojmë në kohë të turbullta duke u përballur me sfida të mëdha. Askush nuk dëshiron konflikte dhe vuajtje, të përpiqemi të ndihmojmë me aq sa kemi mundësi. “Shkupi është qytet i solidaritetit dhe ne shkupjanët e dimë më së miri se çfarë do të thotë kur arrin ndihma humanitare kur ajo është më se e nevojshme, veçanërisht për ata që kanë mbetur pa shtëpitë e tyre”, tha Danela Arsovska.