Qyteti i Shkupit ka informuar se ka hequr dorë nga pritja e Vitit të ri që u desh të mbahet në sheshin Maqedonia.
Mjetet që ishin planifikuar për organizimin e pritjes, diku rreth 2 milion denarë do të dhurohen për qëllime bamirëse. Vendimin se ku do të dhurohen këto mjete do ta merr Këshilli i Qytetit të Shkupit.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se 10 vitet e fundit shpenzojnë mjete minimale për pritjen e Vitit të ri. /SHENJA/