16 September
Shumë pak ditë na ndajnë nga fillimi i stinës së vjeshtës dhe përgatitjet për këtë sezon janë të shumta, por interesimi i qytetarëve për blerjen e produkteve të nevojshme është i vogël, thonë vet ata, për shkak të kushteve jo të mira ekonomike. Përgatitjet shkollore për fëmijët, blerja e druve për ngrohje, përgatitjet e turshive janë disa nga gjëra që karakterizojnë këtë stinë.
Jo ku te marrim për dru, me duhan nuk mund t’i blejmë.Me çka t’i blejmë, me duhan, nuk ka para.
Nuk kemi ble asgjë, as dru nuk kemi asgjë nuk kemi, ne jemi me ndihmë sociale. Po harxhohet po nuk kemi të holla, ku të marrim, nuk ka- thonë qytetarët.
Çmime të lira dhe interes i dobët,janë fjalët e shitësve gjatë kësaj sezone.
Çmimet janë lirë ja 40 denarë, shitjet janë të dobëta, sivjet është shumë dobët në krahasim me vitin e kaluar, shumë pak ka interesim.” Njerëzit marrin çka është më lirë.
Po, për turshi ende nuk kanë filluar, marrin më pak, nuk e di çfarë është puna. 3.56 Marrin speca, speca për turshi marrin më shumë, edhe ato të kuq- ankohen tregëtarët.
Më shumë në treg gjatë kësaj periudhe shiten specat për ajvar dhe produktet tjera për përgatitjen e turshive si domatet dhe specat e gjelbër.
Valmira Zendeli

