Reagimet e ashpra të opinionit për rritjen e vazhdueshme të çmimit të karburanteve në vend nuk e ndryshuan qëndrimin e Qeverisë që të heqë dorë nga një pjesë e mjeteve që i mbledh nga shitja me pakicë e benzinës dhe dizelit.
Nga Qeveria thonë për Alsat se në korrik të vitit të kaluar kanë marrë vendim për heqjen e akcizës shtesë për naftën, që qytetarët tash paguajnë dy denarë çmim më të ulët.
“Sipas zgjidhjes ligjore, akciza shtesë prej tre denarë për benzinë është paraparë nëse çmimi në bursë botërore është nën 390 dollarë për ton, nëse është ndërmjet 390 dhe 590 dollarë për ton, akciza shtesë është 2 denarë dhe nëse është mbi 590 dollarë për ton, atëherë akciza shtesë është 0 denarë, gjegjësisht hiqet”, thonë nga Qeveria.
Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës arsyetohen se nuk ka kompetencë të urdhërojë Qeverinë që të ulë akcizat apo normën e TVSH-së.