27 June
Edhe përkundër ligjit për ndihmë falas juridike që është miratuar nga Kuvendi në vitin 2011, hulumtimi i fundit i Fondacionit “Shoqëri e Hapur” i mbështetur nga BE-ja tregon se qytetarët nuk janë mirë të informuar për këtë të drejtë. Organizatat civile kërkojnë që Ministra e Drejtësisë të gjejë mekanizma për t’i informuar qytetarët për shfrytëzimin e këshillave juridike falas. Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar theksoi se qytetarët shumë vështirë arrijnë deri te këto këshilla ndërsa shteti nuk ndan fonde të mjaftueshme nga buxheti.
Për momentin shumë qytetarë, fare nuk i pranojnë ose i pranojnë shumë vonë këshillat juridike falas. Madje, raportet e fundit të Komisionit Evropian për efikasitetin e drejtësisë tregojnë se Maqedonia prej buxhetit të saj ndan më pak financa për këtë lloj këshillash në rajonin e Komisionit Evropian. Andaj, duhet të bëhet më shumë me qëllim që të informohen qytetarët për këshillat falas – tha Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.
Alsat-M

