Në vend që në trotuare, qytetarët duhet të ecin në rrugë dhe në vendkalime ilegale. Kjo është gjendja në afërsi të Bit Pazarit. Dyqane dhe shitës ilegal kanë zënë trotuaret me mallrat e tyre, ndërsa veturat dhe taksitë janë parkuar në afërsi të trotuareve që i detyron qytetarët të kalojnë në rrugë. Kjo situatë është shkak për aksidente të shpeshta. Rasti më i ri ishte ai i një dite më parë kur në afërsi të Bit Pazarit, kalimi ilegal dhe një aksident trafiku, i mori jetën të moshuarës. Qytetarët për Alsat thonë se janë të dëshpërua nga kjo gjendje dhe kërkojnë nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit që të marrin masa sa më parë.
“Shumë na pengojnë por s’kemi se çfarë të bëjmë. Ndodhi një rast dhe u vra një grua. Na pengojnë por s’kemi se çfarë të bëjmë.”
“Na pengojnë, ka dyqane, ka këmbësorë por s’kemi se çfarë të bëjmë. Këtu mund të gjesh vetura tregtarë në rrugë dhe kjo nuk është puna e mirë.
“Shumë na pengon. Qyteti i Shkupit dhe Komuna Çairit duhet të marrin masa.”
“Shumë pengojnë e shihni si është puna, duhet të largohen.”
“Qyteti duhet të marr masa. Kjo çka është këtu është katastrofë”.
Nga qyteti i Shkupit thonë se vendkalimi në fjalë është ilegal, por të njëjtin problem sipas tyre e kanë trashëguar. Për momentin nuk kanë ndonjë zgjidhje për të.
Qyteti Shkupit
“Vendkalimi ne afërsi te Bit Pazarit nuk është legal. Ai vend konsiderohet si vend i rrezikshëm për kalimin e këmbësoreve dhe pikërisht për ketë arsye është bërë edhe mbikalimi. Në këtë vend nuk janë paraparë vija te bardha dhe për atë arsye nuk ka as semaforë. Këtë problem ne e kemi të trashëguar dhe jemi duke kërkuar zgjidhje. Do të reagojmë edhe ne lidhje me shitësit dhe mallrat e shitoreve të cilat në mënyrë jo legalë i bllokojnë trotuaret ”.
Edhe pse në këtë pjesë ka edhe mbikalim, ai është pothuajse jofunskional. Është shumë i pa pastër.
“Kjo urë nuk është e pastër. Unë nuk kalojë këtu por kur e kam kuptuar dje se ka vdekur ndokush në rrugë dhe skam çfarë të bëjë se shumë keq është të kalosh këtu.”
“Unë jetojë në Evropë dhe nuk eci në rrugë poshtë të mbysin edhe veturat”
“Duhet që ura të mirëmbahet, duhet të jetë e pastër pasi që vetë e bëjmë këtë ne.”
“Duhet të mirëmbahet mirëpo se mirëmbajnë.”
Nga Komuna e Çairit premtojnë pastrim sa më shpeshtë të tij, ndërsa mos largimi i shitësve sipas tyre vjen për shkak të problemeve të brendshme që ka Inspektorati i Tregut.
Komuna e Çairit
“Duke i pasur parasysh problemet me mos zgjedhjen e drejtorit të Inspektoratit shtetëror të tregut si subjekt juridik në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, aksionet e inspektimit nga ky organ shtetëror për momentin nuk po realizohen”.
Kjo nuk është rruga e vetëm ku trotuaret janë të bllokuara sidomos në komunat me shumicë shqiptare, por është rruga që shpesh sjell viktima nga aksidente në komunikacionit.