
Në momentin që do të arrijnë temperaturat nga 12/16 gradë, atëher do të përfundojnë punimet në bulevardin Xhon Kenedi, tha kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Trajanovski tha se punimet janë shtyrë për shkak se kushtet atmosferike nuk u mundësuan përfundimin e së njejtës më herët.
“Qyteti i Shkupit ka investuar shumë të madhe për këtë projekt dhe mendoj që ishte e nevojsme të investohet aty sepse Komuna e Çairit kishte probleme të mëdha kur kishte reshje të mëdha shiu dhe sasia e madhe e ujit nuk kishte ku të shkoj…në këto ratse nuk mund ta caktohet afat i përfundimit, ky kanalizim atmosferik gati përfundoi para stinës së dimrit, por meqë na zuri kjo stinë një pjesë e punës mbeti pa u përfunduar…në momentin që do të na e mundësojnë kushtet atmosferike të njetën do e kryejmë”, ka deklaruar Koce Trajanovski, kryetari i qytetit të Shkupit
Në anën tjetër qytetarët e intervistuar nga televizioni Shenja ankoheshin për punimet e stërzgjatura në këtë bulevard sepse kjo gjendje e rrugës ju shkakton pengesa atyre si qytetar dhe dëme të mëdha veturave të tyre. Ata aspak nuk janë optimist se kjo rrugë do të përfundohet para zgjedhjeve lokale dhe thonë se me afrimin e datës së zgjedhjeve punimet do të riaktivizohen.
“Pengon mjaft po çfarë të bësh, aq ka shteti para për të punuar dhe aq kemi njerëz të aftë tanët…veturat shkatërrohen këtu, por nuk kemi çfarë të bëjmë ne…shpresojmë që ata që do t’i zgjedhim dhe ata që i kemi zgjedhur do të punojnë më tepër sepse momatalisht nuk është punuar askund”, tha një qytetar.
“Çfarë të thuash, rruga ka një vit që ka filluar të ndërtohet dhe ende nuk ka përfunduar. Edhe veturat i dëmton. As nuk vijnë që ta rregullojnë…dërgo lutje sa të duash tek komuna apo te ajo tjetra, thonë nuk kemi ne kompetenca, janë të tjetër kujt…Deri sat ë jenë zgjedhjet lokale, nuk ka shansa të rregullohet, se kjo shkon sipas partive, janë të lidhura ashtu, siç punojnë partitë ashtu I urdhërojnë edhe këta”, tha një qytetar tjetër.
“Ka afër një vit që ka filluar të ndërtohet, në 2016-tën ka filluar në tetor/nëntor dhe tash ende nuk është mbaruar kjo rrugë…Kanë dëm veturat, ka prishje të veturav, shkaktohet shumë pluhur dhe nga kjo ngrihen bakterie”, u shpreh një qytetar.
Nëqoftëse punimet do të përfundonin sipas deklaratës se kryetarit të qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, të dhënë atëherë kur nisën punimet, ishte dashur që në shtator të vitit të kaluar, gjithçka të ishte gati.
Emine Ismaili /SHENJA/
Qytetarët ankohen për zgjatjen e punimeve në… by tvshenjaofficial

