Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Maqedoni me seli në Kumanovë, në korniza të projektit “Shporta e Ramazanit” sot ishte në terrenin e Komunës së Kumanovës.
Në këto vende, QSA shpërndau pako në produktet bazë ushqimore me qëllim që familjet e varfra të kanë mundësi që sa më lehtë ta kapërcejnë muajin e shenjtë të Ramazanit.
QSA Maqedoni prej themelimit të saj e deri me sot në vazhdimësi në muajin e shenjtë të Ramazanit solidarizohet me të varfrit duke krijuar projekte të natyrave të ndryshme që kanë për qëllim gëzimin e të varfërve dhe jetimëve.
Në këtë mënyrë, QSA Maqedoni është bërë partner i të varfrit edhe në Ramazan, jo vetëm jashtë muajit të Ramazanit, duke mbrojtur interesin dhe lobuar tek të pasurit për t`i gjetur zgjidhje halleve të tyre.






