Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Maqedoni me seli në Kumanovë sot mori pjesë në inaugurimin e kopshtit në fshatin Orizare të Komunës së Likovës, transmeton Almakos.
QSA ka dhënë kontribut në ndërtimin e këtij kopshti i cili do të shërbeje për banorët e fshatit Orizare dhe fshatrave për rreth.
Sot ky kopsht zyrtarisht lëshohet në përdorim duke gëzuar fëmijët e fshatit si dhe familjet e tyre për një projekt kapital.
Përndryshe në synimet strategjike te Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit qëndron edhe zhvillimi i Avancimit përmes projekteve të ngjashme si ky i sotëm në fshatin Orizare./Almakos/