Një nga krerët e koalicionit VLEN, deputeti Bekim Qoku, e ka uruar Festën e Lirisë së Bullgarisë, duke thënë se kjo Ambasadë e ka respektuar edhe gjuhën shqipe.
Më poshtë shkrimi i plotë i Qokut:
Gëzuar Festën Kombëtare, Ditën e Lirisë, Bullgari 🇧🇬
Честит Ден на Освобождението, България!🇧🇬
….
Ambasada e Bullgarisë respekton dygjuhësinë në pritjen për festën kombëtare të saj. Kjo duhet të shërbejë si model edhe për përfaqësitë tjera dhe për organizatat e tjera ndërkombëtare.
Bullgaria është faktor stabiliteti dhe baraspeshe e rëndësishme e rajonit.