Sipas raportit të publikuar nga Qendra për Komunikime Qytetare (QKQ) për transparencën aktive të institucioneve, komuna e Gazi Babës sivjet ka shënuar rritje prej 2 për qind në transparencë.
“Sivjet komuna e Gazi Babës në bazë të avancimit radhitet në mesin e grupit të institucioneve me transparencë shumë të mirë aktive, për dallim nga viti i kaluar kur është radhitur në mesin e grupeve të institucioneve me transparencë të mirë aktive.
Ky avancim është rezultat i hapjes tonë ndaj qytetarëve, opinionit dhe institucioneve. Nuk do të ndalemi këtu”, ka shkruar në Facebook kryetari i komunës, Boban Stefkovski.
Ai paralajmëron se në periudhën vijuese do të meren hapa plotësues për rritjen e transparencës sa i përket punës së komunës.
“Kur kerkova besim nga qytetarët që të jem kryetar i komunës Gazi Babë premtova komunë të hapur, shtëpi për të gjithë qytetarët. Kjo po bëhet realitet!”, ka shkruar Stefkovski.