Shumë votues të cilët kanë votuar në zgjedhjet e kaluara, ankohen se sot nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, njofton Gazeta Lajm.
Në mesin e tyre ka qenë edhe Agon Selmani, djali i kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, njëherit kritikues i ashpër i pushtetit.
“E kthyen nga vendvotimi me arsyetim se nuk është në listë. Unë para dy javëve personalisht i kam verifikuar të gjithë anëtarët e familjes nëse gjenden ose jo në listë dhe Agoni ka qenë aty. Sot del se është në mesin e votuesve të kontestuar dhe se nuk është paraqitur me kohë”, deklaroi Selmani për Gazetën Lajm. Ai është i bindur se kjo nuk është e rastësishme, por se fshirja është bë me tendencë dhe në mënyrë selektive.
Ndryshe në KSHZ në Çair deri më tani janë paraqitur më shumë se 400 qytetar të cilët nuk gjenden në listën zgjedhore, transmeton TetovaSot.
Në këtë njësi mund që të paraqiten qytetarët nga komunat Çair, Butel dhe Shuto Orizari.
Qytetarët që janë shtirur nga një vendvotim në vendvotimin tjetër nuk kanë mundur që t`i gjejnë emrat e tyre në asnjërën prej listave. Nga filiali rajonal janë dërguar në filialin kryesor në KSHZ që të ankohen.