Qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë vazhdojnë me përpjekjet për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar rreth emrit dhe mbeten të përkushtuara në procesin edhe krahas reagimeve në qarqe të caktuara në Greqi edhe pas protestave të së dielës në Athinë. Qeveria e Maqedonisë kërkon zgjidhje dinjitoze të çështjeve të hapura me Greqinë.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në ndërtimin e besimit me Qeverinë e Republikës së Greqisë, me qëllim të qartë me dinjitet të zgjidhen çështjet e hapura të dy vendeve fqinje evropiane”, deklaruan për MIA-n nga Qeveria e Maqedonisë lidhur me protestën në Athinë. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani duke komentuar protestat vlerësoi se ato janë pjesë e debatit politik, por se nuk duhet të ndikojnë ndaj procesit të zgjidhjes së çështjes së emrit.
Kabineti i kryeministrit grek Aleksis Cipras theksoi se shumica e qytetarëve grek, të cilët protestën e ndoqën përmes ekraneve televizive, vlerësojnë se çështjet e rëndësishme të politikë së jashtme nuk duhet të ballafaqohen me fantazmë dhe jotolerancë.
“Qeveria greke nuk ka për qëllim ta ndryshojë politikën e jashtme. Politika e jashtme nuk zhvillohet me tubime dhe plani qeveritar mbetet në fuqi”, deklaroi një përfaqësues i Qeverisë së Ciprasit. Edhe shefi i diplomacisë, Nikos Koxijas kumtoi se protestuesit nuk do ta ndryshojnë drejtimin e politikës së jashtme posaçërisht drejtë çështjes për emrin. “Vazhdoj me ndërgjegje të qetë dhe përgjegjësi të negocioj për të mirën e atdheut”, shkroi Koxijas në
Tuiter.
Partneri i koalicionit në Qeverinë greke dhe ministër i Mbrojtjes Panos Kamenos, i cili nga momenti i parë e mbajti protestën, vlerëson se “tubimi ka qenë shpiriti i Greqisë”. Protesta për “mbrojtjen e emrit Maqedoni” përfundoi me leximin e rezolutës, në të cilën organizatorët kërkojnë të përjashtohet “çdo mundësi për përdorimin e emrit grek Maqedonia dhe fjalët e
shqiptuara”. Rezolutën, përfaqësuesit e shoqatave – organizatore ia dhuruan presidentit grek, Prokopis Pavlopulos.
Ai, megjithatë, dje deklaroi se parakusht për hyrje në NATO dhe BE është emri të zgjidhet në mënyrën në të cilën do të përjashtohet çdo lloj i irredentizmit.