Pjesa më e madhe e tregtarëve po i kthejnë çmimet në nivelin që i kanë pasur para rritjes, por vendimi për ngrirjen e çmimeve është i gatshëm thonë nga Qeveria dhe theksojnë se vazhdojnë ta ndjekin situatën, transmeton TV21.
Të gjitha marketet që janë paraqitur për Shportën e Vitit të Ri nëse në të nuk i shtojnë edhe produktet themelore ushqimore, atëherë Qeveria, siç theksojnë, do të jetë e obliguar që të shkojë me vendim dhe masë radikale të tregut. Sipas informacioneve nga Inspektorati i tregut, që kanë qenë në terren, tashmë janë ulur çmimet e një pjese të produkteve themelore ushqimore te disa markete, ndërsa disa çmime edhe janë ulur nga 20 deri në 25 për qind.