Në seancën e ardhshme parlamentare, të mërkurën, do të mësohet se sa mjete do të ndahen për kampanjën e referendumit për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë. Deri tani vetëm Ministria e Mbrojtjes doli me informacionin se sa mjete do të ndajë për referendumin, njofton Medial.mk.
Nga ministritë tjera nuk ka informacione se sa mjete janë ndarë për referendum, edhe pse dje kaloi afati që të jepen informacione deri te Ministria e Financave, për mjetet që i kanë në dispozicion e që mund të caktohen për fushatën e referendumit.
Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska dje për qytetarët tek Dita e Hapur e ARM-së tha se Ministria e Mbrojtjes do të dorëzojë 60 milion denarë për fushatën e referendumit.
“Ministria e Mbrojtjes është një nga ato që më shumë duhet të interesohet për prioritetin tonë strategjik dhe nga sektori ynë për financa dërguan informacionin se në dispozicion vendojmë diçka më pak se 60 milionë denarë, që ishin planifikuar për aktivitete të ngjashme, por të cilët konsiderojmë se më mirë t’i shfrytëzojë Kuvendi, dhe jo ne”, tha Sheqerinska.
Qeveria me 14 gusht solli vendim të zbaton kampanjë me interes publik për referendumin i cili do të mbahet me 30 shtator në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE”, me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë. /Medial.mk/

