Pas reagime të shumta në opinion se nuk përmbush kriteret për revizor kryesor të fondeve IPA, Qeveria shkarkon Afrona Vërzivollin.
Në vendin e saj Qeveria ka emëruar ushtrues detyre Arben Ramadanin.
“Ai është auditor i pavarur në Sektorin e Promovimit të Auditimit. Ka marrë pjesë në hartimin e dokumenteve strategjike, planeve strategjike afatshkurtra dhe afatgjata në lidhje me zhvillimin e Trupit të Auditimit dhe auditimit, si dhe ndjek dhe monitoron zbatimin e tyre. Ai gjithashtu ka punuar si auditor i lartë në Sektorin e auditimit të fushën IPA-s”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Kurse për zëvendës ka emëruar Ivan Ignjatanov, i cili siç thonë është doktor i Shkencave Ekonomike. Emërimin e Vërzivollit e vuri në pikëpyetje një denoncues në Komisionin Antikorrupsion, pas çka solli reagimin e Delegacionit të BE-së në Shkup, e cila është kompetente e fondeve IPA. Kurse VLEN, kuadër i së cilit ishte Vërzivolli tha se atë kishte disa ditë që e kishte tërhequr nga posti, auditore e fondeve IPA.
Data 13.04.2026
Aktuale
- Divorci me gruan ish-ministre të Orban dhe një video kompromentuese, kalvari i fortë i Peter Magyar para se të rrëzonte nga pushteti Viktor Orban
- Trumpi kërcënon edhe Kinën!
- Vuçiqi i trishtuar nga humbja e Orbanit, vjen reagimi i parë!
- Qoku: Humbja e Orbanit, lajm i mirë për demokracinë dhe sinjal kundër regjimeve autoritare
- “Orban më përgëzoi”/ Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari
- Kush është Peter Magyar, fituesi i zgjedhjeve në Hungari?
- Orban pranon humbjen, vjen mesazhi i parë i liderit që dominoi 16 vite Hungarinë
- Taravari për humbjen e Orbanit: Po fillon një epokë e re, jehona e së cilës do të ndihet kurdo në Evropë


