Qeveria ka dhënë mendim negativ për propozimin e modelit me një njësi zgjedhore, edhe pse LSDM-ja ka deklaruar rishtas se është në mbështetje të këtij modeli. Propozimi i deputetëve nga partitë më të vogla Pavlla Trajanov, Dimitar Apasiev, Panço Minov, etj., në Kuvend është në rend dite në seancën e re por pika e 58 me radhë. Megjithatë, mendimi negativ i Qeverisë zbulon se shumica nuk do ta mbështesë atë. Në mendimin e firmosur nga zv/kryeministri i parë Artan Grubi, thuhet se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë vazhdon me punë grupi i punës për një Kod zgjedhor tërësisht të ri ku do të shqyrtohet edhe propozimin për modelin me një njësi zgjedhore.
Data 27.08.2025
Aktuale
- Tragjedia e një adoleshenti: Si ChatGPT u bë pjesë e një historie të dhimbshme
- Qeveria: Përmes Ministrisë së Transportit vazhdon aktiviteti i fuqishëm për ndërtimin e mëtejshëm të Korridorit Hekurudhor 8 drejt Republikës së Bullgarisë
- Zjarr në panelin elektrik të një pallati, banorët në panik! Disa përfundojnë në spital nga tymi
- Ish pjesëtari i tre luftërave të UÇK-së i bashkohet listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”
- Roli i Kosovës në zgjerimin e Bashkimit Evropian: Një mundësi e artë për të ardhmen
- VMRO-DPMNE: Uzairi të mos gënjejë, por të pranojë se Taravari tha se është në politikë vetëm për përfitim
- PAMJE/ Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësoren
- U ndahet çmimi shtetëror “Nënë Tereza” doc. dr. Irfan Ahmetit dhe Borçe Stamenovit