Të punësuarit në ndërmarrjet në pronë shtetërore “11 Tetori Eurokompozit”, nisin në grevë për shkak të pagave të papaguara, si dhe ndërmarrjen shtetërore për transport hekurudhor, llogaria e së cilave mund të bllokohet për shkak të borxheve ndaj MEPSO-s dhe ELEM. Pwr kwtw arsye Qeveria solli vendime për tejkalimin e problemeve. Qeveria ka autorizuar zëvendëskryeministrin për Çështje ekonomike dhe koordinim me resoret ekonomike, Koço Angjushev, që në emër të Qeverisë të nënshkruaj marrëveshje midis udhëheqësisë së Eurokompozit dhe përfaqë- suesve të sindikatës së SEIR. Me marrëveshjen secila prej palëve do të obligohet ta realizojë pjesën e vet të obligimeve të ndërmarra dhe ndërmarrja do të vazhdojë me punë, ndërsa të punë- suarit do të mund të marrin pagë. Me vendimin e Qeverisë gjithashtu ndihmohet që llogaria e ndërmarrjes Hekurudhat e Maqedonisë SHA Shkup të mos bllokohet, që të mos mbeten të punësuarit pa paga, për shkak të borxheve të mëdha të kësaj ndërmarrje ndaj SHA ELEM dhe SHA MEPSO dhe kanosjes për zbatim të detyruar. Është sjellë vendim që të rekomandohet që ndërmarrja përmes takimeve të ndara me dy kompanitë bashkërisht ta përcaktojë gjithë gjendjen e marrëdhënieve kreditore dhe të qaset ndaj gjetjes së zgjidhjes me marrëveshje si dhe për këtë menjëherë ta njoftojnë Qeverinë. Është vendosur, siç është theksuar në kumtesën e shërbimit qeveritar për informim, t’i rekomandohet SHA MEPSO të sjellë vendim për tërheqjen e propozimit për zbatimin e detyrueshëm të pagesës kundër HM Transport SHA Shkup dhe për këtë MEPSO menjëherë ta informojë Qeverinë.

