Si përgjigje të sajber sulmeve dhe përhapjes së lajmeve të rreme, e sidomos dy vitet e fundit. Qeveria është duke punuar në plan për tu përballur me shpërndarjen e dezinfektuarave, këtë gjë e ka paralajmërua sot Kryeministri Zoran Zaev në pres konferencën e sotme.
“Keqinformimi është njëra nga sfidat e demokracisë dhe mjet për manipulim me qytetarët. Keqpërdorimi i teknologjisë është bërë sulm serioz i proceseve demokratike dhe seriozisht po e kërcënon ndikimin e besueshmërisë të qytetarëve në institucione. Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar është përballur me shpërndarje masovike të lajmeve të rreme, ndërsa një pjesë e tyre janë shpërndarë edhe nga vende tjera” – ka thënë Zaev.
Qëllimi i përpunimit të këtij plani nga ana e Qeverisë, siç ka theksuar ai është të forcohet siguria kombëtare, ndërsa për planin do të konsultohen edhe se sektorin publik, gjegjësisht me qytetarët dhe mediet në vend.
Ai ka njoftuar se plani aksional përbëhet nga dy komponentë, sigurisë dhe masave pro aktive. Gjithashtu Zaev ka thënë se do të formohet grupi aksional kundër dezinformimit i cili do të analizojë dhe do të përcjell sulmet. Grupi aksional do të udhëhiqet nga Ministri Robert Popovski.
Zaev para gazetarë gjithashtu ka lexuar edhe pikat e planit aksional kundër lajmeve të rreme apo dezinformimit publik.



