Qeveria ka miratuar informatën për vaksinimin kundër Covid-19. Ekzekutivi ka angazhuar disa institucione që ta përgatisin dhe të dorëzojnë në Ministrinë e Shëndetësisë plane aksionare, si dhe procedura për pranim, sigurim, ruajtje, dhe aplikim të vaksinave për COVID-19. Tani më janë siguruar 833 mijë vaksina për 400 mijë qytetarë, dhe se vaksinimi do të filloj në fillim të vitit 2021, ndërsa ende nuk është bërë i ditur numri konkret i vaksinave që do të dhurohen nga Bullgaria, Greqia dhe Polonia.
E njëjta vlen edhe për Ministrinë e Financave dhe Byronë për Furnizimin Publik në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, shpjegoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë
“Në afat prej më së paku 5 ditësh duhet që të përgatisin propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësime të Ligjit për Furnizime Publike, që do të sigurohet pagesa e avansit më të madh se 20% nga çmimi dhe lirim nga detyrimi për sigurim të garancionit bankar për avans”
Arsovski gjithashtu bëri të ditur se Qeveria pranoi propozimet për dhënien e një shpërblimi për personelin mjekësor të ushtrisë e Ministrisë së Mbrojtjes, që janë të përfshirë në luftën kundër Covid-19.
Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë Muamet Hoxha bëri të ditur se qeveria ka përcaktuar tekstet e propozim Ligjit për Menaxhim të Mbetjeve dhe ajo për ligjin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve me qarqe të veçanta.
Zëdhënësi Hoxha theksoi se të gjitha këto propozime janë në përputhje me rregullativën e Bashkimit Evropian dhe do të zbatohen parimet për ekonomi cirkurale në menaxhim me mbetjet.




