Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendim për projekte infrastrukturore në vlerë deri në 15 miliardë denarë, transmeton TV21. Këto para do të jenë të destinuara për komunat. Ndërkaq, siç bëjnë të ditur nga Qeveria, javën e ardhshme Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të shpallë thirrjen e dytë për financimin e projekteve infrastrukturore.
“Javën e ardhshme, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të shpallë thirrjen e dytë për financimin e projekteve infrastrukturore me vlerë deri në 15 miliardë denarë. Ky është një tregues se përpara nesh është një bum ndërtimor në të gjitha komunat dhe rajonet e vendit tonë. Edhe thirrja e dytë, ashtu si e para, do të mbështesë projekte në fushën e kulturës, sportit, mjedisit, infrastrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit. Premtuam zhvillim për komunat dhe po e realizojmë atë., bëjnë të ditur nga Qeveria.