Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të fundit, ka sjellur një vendim me të cilin e obligon Ministrinë për Punë të Brendshme (MPB) të përgatisë një plan për votimin e personave me shtetësi bullgare për zgjedhjet në atë vend.
“Me vendimin e qeverisë nga seanca e mbajtu, MPB obligohet të përgatisë një plan për sigurimin e vendvotimeve shtesë për personat që kanë shtetësi bullgare, për të zbatuar procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të 4 prillit në Republikën e Bullgarisë, për të cilat do të votohet jashtë përfaqësive diplomatike të këtij shteti në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e qeverisë.