Qeveria ka qëndrim të harmonizuar se nuk ka mendim për Propozim
ligjin për mbrojte nga pirja e duhanit të dorëzuar deri te Kuvendi, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, lidhur me temat e seancës së 32-të që u mbajt dje.
“Propozim ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit është kthyer në Kuvend në procedurë të mëtejme”, tha Boshnjakovski.
Lidhur me kërkesën e Avokatit të Popullit institucionet t’i respektojnë rekomandimet e tij, Boshnjakovski tha se vendimi i djeshëm i Qeverisë është në drejtim të intensifikimit të Planit 3-6-9.
“Thjeshtë i inkurajojmë institucionet e sistemit në mënyrë adekuate dhe në kohë të përgjigjen në çdo rekomandim dhe procedurë nga Avokati i Popullit”, deklaroi Boshnjakovski.
Duke i komentuar dokumentet e publikuara për kompensimin mujor të familjes së Johan Tarçullovskit, që është miratuar nga qeveria paraprake, Boshnjakovski tha se në këtë moment po kërkohen të gjitha të dhënat lidhur me të gjitha marrëveshjet.
“Atë që dimë është se kjo marrëveshje që doli në opinion është autentike, megjithatë se ka edhe të tjera. Presim t’i gjejmë të gjitha sepse janë me datë të vjetër. Në momentin e njëjtë kur do t’i kemi ato do të jenë lëndë e analizës përkatëse, ta shohim çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pas gjetjes së të gjithave dhe përpilimit të analizës do të informoheni tërësisht”. theksoi Boshnjakovski.
I pyetur si rrjedh dhe nëse do të vazhdojë subvencionimi i fluturimeve të lira, Boshnjakovski theksoi se bëhet fjalë për kontroll të rregullt të marrëveshjes të lidhura mes Qeverisë në të kaluarën dhe
transportuesit.
Theksoi se propozim raporti për punën e M-NAV është shtyrë për seancën e ardhshme qeveritare, sepse nevojiten informacione shtesë.
I pyetur nëse ligji për pakicat në Shqipëri do të ndikojë në procesin e përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinje, Boshnjakovski tha se Maqedonia zhvillon marrëdhënie të mira fqinje me të gjithë fqinjët
dhe nuk përziet në punët e brendshme të fqinjëve të saj.
Lidhur me deklaratat për koalicionet në zgjedhjet lokale, Boshnjakovski tha se kjo çështje është dedikuar për subjektet politike të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar dhe kjo çështje në këtë moment nuk është temë e Qeverisë.