Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në seancën e gjashtë ka marrë disa vendime për emërimin e disa drejtorëve të institucioneve, një pjesë do të jetë ushtrues detyre.
Fejsall Beadini, u.d. drejtor i Byrosë së Vlerësimit, autoritet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Sedat Rushani emërohet në u.d.drejtor i Byrosë së Metrologjisë, organ në kuadër të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Shaban Allajbegu emërohet ushtrues detyre drejtor i Inspektoriatit Shtetëror Arsimor.
Haqim Ramadani emërohet u.d. drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale.
Zuhejr Rexhepi emërohet ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit dhe Urbanizmit.
Mesud Jakupi, u.d.drejtor i Agjencisë për Rezerva Mallrash.
Xheladin Xheladini u.d. drejtor i Institucionit Korrektues të Burgut Tetovë.
Selatin Beluli, emërohet ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vesna Peshova emërohet ushtruese e detyrës zëvendësdrejtore e Agjencisë për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Eljesa Neziri, u.d. drejtor i Zyrës Shtetërore për Pronësi Industriale.
Granit Osmani emërohet ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për aplikimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.(INA)