Qeveria në seancë e miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe
plotësim të Ligjit për akcizat me të cilin propozohet rritje e lartësisë së akcizës së derivateve dizel të cilat përdoren si lëndë djegëse dhe të ekstra vajit të lehtë për amvisëri që përdoret si derivat për ngrohje, për tre denarë.
Siç u kumtua paraprakisht rritja e akcizës propozohet nga 1 janari i vitit 2018, ndërsa efekti i pritur në buxhetin për vitin e ardhshëm është 1,6 miliardë denarë.
Rritjen e akcizës së naftës Qeveria e propozoi si ndryshim adekuat të rregullativës tatimore. Madje, efektet nga kjo masë janë rritja e të ardhurave buxhetore, harmonizimi me standardet evropiane dhe rregullativat e Bashkimit Evropian, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, gjegjësisht ulja e ndotjes.
Efekti nga rritja e akcizës së naftës në mënyrë adekuate është shprehur edhe në rritjen e pritur të së ardhurave nga TVSH-ja për rreth 350 milionë denarë, që është projektuar në Propozim-buxhetin për vitin 2018.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Qeveria me demant: LSDM përsëri përhap gënjeshtra, pagesa për 400 zjarrfikës është në proces
- U sulmua nga Rama, ILD vendos për Elsa Gjelin: Nuk konstatohen elementë që krijojnë dyshim për fillimin e hetimit disiplinor
- Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- Ilir Meta kërkon sërish lirimin nga qelia, avokati i ish-Presidentit mbërrin në GJKKO
- NJPB Gjevgjeli ngre kallëzim penal kundër 50-vjeçarit nga Bogdanci
- Droni turk Bayraktar TB3 kryen fluturim demonstrues në TEKNOFEST
- SPB Shtip ngre kallëzim penal për futje droge në burg
- Ali Ahmeti: Afrim Zhitia ishte lajmëtari i lirisë