Qeveria sot duhet të publikojë një sërë masash të dedikuara për
ekonominë. Masat, siç paralajmëroi dje zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev përmbajnë tre shtylla kryesore dhe do të dedikohen njëjtë edhe për investimet vendore edhe për ato të huaja.
Kriteri kryesor për të marrë ndihmë nga shteti do të jetë rezultati nga puna, respektivisht do të ndihmohen ato kompani, që janë të gatshme të realizojnë rritje të të ardhurave gjatë vitit vijues.
Shtylla e parë e mbështetjes do të jetë investime grinfild dhe braunfild, në ZTZHI ose jashtë tyre, shtylla e dytë do të dedikohet për mbështetjen e eksportit, ndërsa e treta do të jetë e specializuar për ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
Pas publikimit të masave do të hapet diskutim me odat ekonomike, institucionet financiare, ASHAMin, universitetet dhe të gjithë ata që vlerësojnë se mund të japin kontribut.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Gjykata Kushtetuese fillon procedurë për Medresenë, reagojnë nga BFI
- Adriana Matoshi prek me fjalët, dedikuar Lulzimit
- U gjet pajetë nga familjarët në oborrin e shtëpisë, kush është 20-vjeçari që u vra në Shkodër (EMRI)
- E drejta për arsimim – rasti i medresesë në Republikën e Maqedonisë së Veriut
- Alkaloid me rritje të shitjeve për 15%, investim nga 23.3 milionë euro dhe 235 punësime të reja në 2024
- Vrasja e 30 vjeçares së huaj në Tiranë, zbulohen detaje: E reja u gjet e pajetë nga pronari i banesës me qira! Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë disa ditë më parë
- 25 vjetori i Klinikës Zhan Mitrev – Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet themeluesit të klinikës dhe u.d drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”
- Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?