Policët në Gostivar sot kanë arrestuar një 38-vjeçar me iniciale E.M. nga Gostivari për shkak të dyshimit se është i përfshirë në një rast droge, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
“Ekziston dyshimi se është i përfshirë në rastin e 15 dhjetorit të vitit të kaluar, kur në pikëpagesën Gllumovë është kapur me veturë me 100 kilogram marihuanë. E.M. një kohë të gjatë ishte në arrati jashtë shtetit ton, kurse sot, pasi është arrestuar, është dërguar në Burgun e Shuto Orizares për mbajtjen e paraburgimit 30-ditor”, qëndron mes tjerash në njoftim.