Qarkullimi në industri, gjithsej në qershor në krahasim me majin e këtij viti është ulur për 7,5 për qind, ndërsa krahasuar me qershorin e vitit të kaluar për 4,7 për qind, ndërsa në gjysmën e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 9,5 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri në qershor të vitit 2019, në krahasim me qershorin e vitit 2018, është ulur tek Produktet intermediare, përveç energjisë, për 5,3 për qind, Produktet e përhershme për konsum të gjerë për 9,6 për qind dhe Produkte jo të përhershme për konsum të gjerë për 3,4 për qind.
Qarkullimi në industri në tregun vendor në qershor të vitit 2019 në krahasim me qershorin e vitit të kaluar është ulur për 2,3 për qind, në krahasim me majin e këtij viti për 5,9 për qind, ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shënon rritje prej 0,3 përqindëve.
Në tregjet e huaja, qarkullimi në industri në qershor të këtij viti, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar është ulur për 5,3 për qind, krahasuar me majin e këtij viti për 8,8 për qind, ndërsa në periudhën janar – qershor të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar rritje prej 12,6 përqindëve.