19 Dhjetor
Qendra për Analiza Ekonomike (QAE) prezantoi analizën e qëndrueshmërisë të sistemit pensional në Maqedoni në të cilën janë shqyrtuar mundësitë për vendosjen e qëndrueshmërisë së këtij sistemi. Të pranishmit thanë se stabilizim I Fondit mund të pritet rreth vitit 2027 kur transferimi i parave nga shteti në arkën e Fondit do të reduktohet në zero dhe gradualisht do të krijohet tepricë në arkën pensionale. Madje, me këtë rast u tha se politikanët duhet të gjejnë zgjidhje për rritje të ekonomisë deri në 5 % në vitet e ardhshme me qëllim të mos mendojnë se çfarë masash duhet të ndërmarrin lidhur me përmirësimin e gjendjes në Fondin Pensional.
Duhet gjetur mënyra për participim në veprimtarinë inovative, për arsim, për aktivizim të investimeve në sektorët dinamikë siç janë infrastruktura, arsim dhe shëndetësi por jo ndërtimtaria sepse kjo e fundit nuk është sektor që jep efekt dinamik në ekonomi, ai për momentin ka efekt direkt po jo edhe ndikim multplikativ. Projekti që unë e prezantova dhe vlerësoj se nuk do të realizohet është 5 %. 5 % për periudhë të gjatë kohore është shumë andaj unë e vlerësoj këtë si stres test që të shohim se si do të zhvillohet ekonomia, sepse duke u rritur shkalla e rritjes rritet edhe buxheti, rriten edhe punësimet, rriten edhe pensionet sepse njëra me tjetrën janë të lidhura – tha Mirolub Shukarov, Qendra për Analiza Ekonomike.
Profesori Marjan Nikollov tha se numri i të siguruarve në 10 vitet e fundit është në rritje. Ai shtoi se shuma e pensionit mesatar krahasuar me rrogën mesatare në vend ka stagnuar gjë që rrit ndjeshmërinë e kategorisë së pensionistëve.
Për ta kapitalizuar shtyllën e parë pensionale ne vazhdimisht bisedojmë për lojtarët dominues në treg dhe legjislativën e formojmë në këtë mënyrë. Patjetër duhet të rregullohet tregu me legjislativë, nëse e rregulloni tregun me legjislativë atëherë ju nuk do të flisni për tregun kapital në Maqedoni për bankat, por do të flisni për treg të kapitalit dhe atëherë krijoni hapsirën për propozime të këtilla, për kapitalizim të Shtyllës së parë pensionale – u shpreh Marjan Nikollov, Qendra për Analiza Ekonomike.
Shukarov dhe Nikollov thanë se një nga zgjidhjet e uljes së deficitit në Fondin Pensional është rritja e shkallës së të punësuarve, respektivisht të rritet numri i personave të siguruar.
Melihate Rustemi

