Putini urdhëroi mobilizimin e ushtrisë, Ministrat e Jashtëm Evropianë mbajnë nesër takim të jashtëzakonshëm në New York

Putini urdhëroi mobilizimin e ushtrisë, Ministrat e Jashtëm Evropianë mbajnë nesër takim të jashtëzakonshëm në New York

Ministrat e Jashtëm evropianë do të zhvillojnë nesër e enjte, 22 shtator një takim të jashtëzakonshëm në New York.

Arsyeja e takimit urgjent është deklarata që presidenti rus Vladimir Putin, bëri këtë mëngjes.

Putini urdhëroi sot mobilizimin e ushtrisë ruse, teksa ka bërë thirrje që forcave ruse t’i bashkohen 300 mijë rezervistë për të luftuar në Ukrainë.

Mësohet se Ministrat e Jashtëm do të takohen në orët e para të mëngjesit nesër.