“Thuaju atyre se do t’i zhduk nga faqja e dheut.” Ky është mesazhi që lideri rus raportohet t’i ketë përcjellë homologut ukrainas përmes oligarkut rus Roman Abramovich.
Times raporton se kjo ishte përgjigja e Vladimir Putinit për një notë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që përmban kushtet e Kievit për marrëveshje paqeje dhe që u dorëzua të mërkurën në Kremlin nga Abramovich.
Abramovich mbërriti në Moskë pas një ndalese në Stamboll. Më pas ai u takua me Zelensky-n pasi kishte marrë pjesë në negociatat e para midis rusëve dhe ukrainasve.