Memedali Jusufi
Çdo mendje e ndritur e kohërave ka lënë trashëgiminë personale. Për disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh janë thëniet në letër.Shumë prej tyre janë sfiduese, frymëzuese dhe interesante, optimiste, por vetëm të vërtetat, ato që i rezistojnë brezave janë më të vlefshmet.
Nuk është e udhës të jesh i sigurtë për mençurinë e dikujt. Është e udhës të kujtojmë se edhe më i forti mund të dobësohet dhe se edhe më i zgjuari mund të gabojë.
Mahatma Gandi
Edhe mjetet me te mira te shfrytzohen ne politike , abuzimi eshte i pashmangshem , ndaj gazetaria si pushtet i katerte duhet te jete ne opozite me pushtetin dhe politiken, Duhet te barikadohet ne oponence te vazhdueshme. Pushteti ne politike perkufizohet si nje një e mirë materiale (pikpamja thelbësore) ose një raport midis individëve. Teoria e dytë është sot më e pranuara. Kjo të çon në përkufizimin e pushtetit si aftësia për të arritur bindjen. Sipas përkufizimit klasik sociologjik të Max Weber (pushteti si Forcë): “Pushteti është mundësia e një individi, që duke vepruar në caqet e një raporti social, t’i pranohet vullneti i tij edhe kundrejt një kundërshtimi”.
Në politikë pushteti publik është përcaktuar nga Raymond Aron: “Dhënia e aftësisë (të njohur legjitime) të një ose disa personave për të vendosur regulla për të gjithë, për të imponuar të gjithë të respektojnë këto rregulla ose në përfundim të marrin vendime të detyrueshme për të gjithë, në fakt ose në drejtësi”.
Nga pikpamja tekniko-organizative, pushteti mund të përkufizohet si autoriteti dhe autonomia vendimmarrëse, e ushtruar në përputhje me normat dhe rregulloret e një organi drejtues, si dhe të kompetencave dhe përgjegjësive menaxhuese.
Në jetën e përditshme, pushteti është parë në mënyrë më të përgjithshme, pothuaj duke e identifikuar me vetë jetën. Emerson, në essen e tij të famshme mbi “Potere” (në Condotta di vita) thotë që “Jeta është një kërkim i pushtetit; dhe ky është një element me të cilin bota është kaq e ngopur- nuk ka ndonjë plasaritje apo vrimë ku të mos gjëndet- sa që çdo kërkim i ndershëm është pa shpërblim.”
Një dallim tjetër i pushtetit vjen prej pushtetit të kuptuar si forcë ose fuqi dhe pushtetit të kuptuar si konsensus. Forca është aftësia për të realizuar, edhe kundrejt një kundërshtimi, vullnetin e vet. Konsensusi është zotësia për të gjetur bindje tek pjesë të caktuara të individëve, të cilët kanë një minimum vullneti për të dëgjuar, domethënë një interes për të dëgjuar. Përkufizimi i dytë është më afër pikpamjes së antropologjisë së pushtetit si autoritet. Ky dallim ishte vënë në dukje nga Machiaveli kur fliste për luanët dhe ujqërit; të parët do të përdornin vetëm forcën për të marrë pushtetin (dhe me kalimin e kohës ata dështuan), të dytët konsensusin (bindja). Weber përdor dy fjalë në gjermanisht Macht dhe Herrschaft për forcën dhe konsensusin. Heinrich Popitz e sheh tipin e parë të pushtetit si imponim nga lartë me forcë dhe frikë, i dyti që formohet nga poshtë për shkak të respektit, të njohjes së një superioriteti.
Meqënëse pushteti kërkon monopolin e forcës, atehere prej nga vjen legjitimiteti i monopolit të saj?
Hobbes vendos legjitimitetin e shtetit si një formë të kontratës midis njërzve për të evituar një luftë të përjetshme. Max Weber teorizon tre tipe të ndryshme të legjitimitetit:
I pari është legjitimiteti tradicional, që mbështetet mbi besimin e përditshëm të karakterit të shënjtë të traditës gjithmonë të vlefshme (për shëmbull pushteti që vjen prej Zotit), si në Ancien Regime.
I dyti është legjitimiteti karismatik, që mbështetet në dedikimin e karakterit të shënjtë ose në forcën heroike ose në vlerën e veçantë të një personi. Lideri ka një mision dhe ata që qeverisen janë të bindur se është kështu. Ky është rasti i Cezarit dhe Napoleonit, edhe rasti i Hitlerit, Mussolinit, Leninit dhe Stalinit. Ky tip i pushtetit shkon në mënyrë të paevitueshme drejt zhgënjimit në momentin kur misioni i liderit dështon ose me vdekjen e liderit. Në disa raste megjithatë pushteti karismatik mund të jetë institucionalizuar: rasti i Perandorisë romake të krijuar prej Cezarit dhe e Bashkimit Sovjetik të krijuar nga Lenini.
Së fundi, është legjitimiteti ligjor–racional, që mbështetet mbi besimin në legjitimitetin e rregullimeve statutore (për shëmbull, kushtetutat) dhe mbi të drejtën e drejtimit të individeve të zgjedhur nga populli për të qeverisur. Kjo është një legjitimitet modern, demokratik dhe impersonal.
Ne Barikaden tjeter ne oponence te vazhdueshme te pushtetit eshte gazetaria.Statusi i gazetarit profesionist i atribuohet atij që, për punë kryesore, të rregullt dhe të paguar ka ushtrimin e profesionit të tij në një ose më shumë media ditore ose javore, në një ose më shumë agjenci lajmesh, në radio, në televizion ose në internet dhe nga i cili nxjerr burimet e tij kryesore të jetesës.
Puna e gazetarëve është thelbësore për t’u mundësuar njerëzve që të informohen. Gazetaria, shpesh konsiderohet si pushteti i katërt përballë pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Disa qeveri po mundohen t’i kontrollojnë mediat në vendet e tyre edhe për shkak se mediat kanë bërë që të shpërthejnë shumë skandale politike.
Pra gazetaria eshte profesion por edhe zeje. “çdonjëri raporton për personat e tjerë, mbi ngjarjet dhe idetë, por gazetarët profesionistë duhet të jenë më të vëmendshëm sesa amatorët në mënyrë që mos ta shtrembërojnë të vërtetën, e thonë në sqarimin e tyre William Rivers dhe Alison Work. Gazetarja e njohur amerikane dhe profesoresha e gazetarisë, Sherry Ricchiardi, në këtë mënyrë ua sqaron studentëve profesionin e gazetarit: “Mund ta pyesni këdo për atë që dëshironi, t’i vizitoni cilado ngjarje, ta fusni hundën në punët e të tjerëve, të kërkoni biseda nga më të rëndësishmit dhe më të ndikueshmit, krejt kjo, vetëm për atë se jeni gazetarë. Për aq më shumë juve ju paguajnë që ta kënaqni kureshtjen”
Gazetret kane te drejte te kene qasje ne informacion , pra gazetarët kanë të drejta të mëdha. Disa janë të fituara, por shumica e tyre bazohen te zgjedhjet ligjore, ndërsa një prej të drejtave më të mëdha është që të dinë. E drejta për t’iu qasur informacionit është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe bazike për ushtrimin e papengueshëm të profesionit të gazetarit.
Një prej veprimtarive më të rëndësishme është siguria: rreth 1 000 gazetarë janë vrarë në dhjetë vjetët e fundit, ndërsa globalizimi dhe përqendrimi i pronësisë e rrezikon pluralizmin e medies.Parimet e punës në gazetari, sipas Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, janë:
Pavarësia redaktuese dhe raportuese; Liria e të menduarit dhe e të shprehurit,respektimi i standardeve profesionale dhe etike,ligjshmëria: kushtet e drejta dhe të barabarta në punë,
Respektimi i së vërtetës dhe e drejta e opinionit mbi të vërtetën;mbrojtja e parimeve të lirisë në kolektimin e ndershëm dhe publikimin e lajmeve, raportimi vetëm në pajtim me faktet për të cilat dihen burimet si dhe mosheshtja apo falsifikimi i dokumenteve,shfrytëzimi i vetëm metodave të ndershme për mbledhjen e lajmeve dhe sajimin e tyre, të fotografive si dhe të dokumenteve,Përmirësimi i çfarëdo informate e cila është e dëmshme për shkak të pasaktësisë,Respektimi i fshehtësisë profesionale dhe moszbulimi i burimeve,
Të vetëdijshëm për rrezikun nga të diskriminuarit dhe shmangja e tij me çdo kusht, veçanërisht të atij që bazohet në diferencat racore, gjinore, gjuhësore, fetare, politike, kombëtare apo edhe atyre shoqërore.
Gazetarët gabojnë si të gjithë të tjerët. Nuk ka të pagabueshëm. Por, gabimet gazetareske janë publike. Të gjithë i shohin, nuk mund të fshihen dhe, shumë shpesh, mund të jenë mjaft të pakëndshme si dhe mund t’u shkaktojnë dëme të pamatshme individëve dhe shoqërisë në përgjithësi. Për këtë arsye në gazetari, kujdesshëm, analizohet veprimtaria ditore, ndërsa evoluohet çdo gjë që është botuar me qëllim që të evidentohen gabimet dhe të përmirësohen ato.
Gabimet më të mëdha profesionale janë:
PLAGJIATURA: Marrja e paautorizuar dhe e qëllimshme e punës së tjetrit,SHPIFJA: akuzat ofenduese, të pasakta dhe të pabazuara,PRANIMI I RYSHFETIT: në çdo rast dhe në çdo kuptim.
Për këtë, profesioni i gazetarisë bën gjithçka është e mundshme që të ruhet dinjiteti i gazetarëve.