Alsat 2019-10-15T15:28:25+02:00
Pushteti mohon qe mos miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike rrezikon datën për bisedime me Bashkimin Evropian. Kryeministri Zoran Zaev thotë se ndryshimet ligjore nuk janë paraparë në raportin e Komisionit Evropian, por që ligji duhet miratuar doemos për shkak të interesave të brendshme shtetërore. Zaev shton se ka qenë i pritshëm reagimi i faktorit ndërkombëtare derisa për ligjin nuk është arritur kompromis.
Për ne është shumë e rëndësishme të kemi vendim të pastër për fillimin e negociatave. Njëkohësisht kemi mirëkuptim të plotë për nevojën e metodologjisë së re e cila do t’ju japë mundësi të barabartë vendeve me performancë të mirë t’i përshpejtojnë proceset negociuese, kurse të gjithë ata që nuk do të kenë performance të suksesshme ose do të kenë ngecje, ose do të kthehen pas. Ne nuk kemi problem me metodologjinë e këtillë e cila përfundimisht do të nënkuptojë reforma dhe edhe për ne si vend i ri në negociata, vendim të cilin e presim, do të na japë mundësi të barabartë”-tha Zoran Zaev, kryeministër.
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane thotë se rëndësi ka sigurimi i lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike dhe epilogu i tyre.
Ajo çështje është absorbuar sepse rastet janë transferuar nga PSP në Prokurori të Përgjithshme dhe po procedohet me vendim edhe të gjykatave nga prokurorë të Prokurorisë Publike”-tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.
Grupet e punës nuk kanë lëvizur nga qëndrimet. Opozita ditë më parë akuzoi pushtetit se ka humbur vullnetin për ta miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike dhe se mos marrja e datës do të impononte zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zaev sot përsëriti qëndrimin se zgjedhjet e parregullta parlamentare nënkuptojnë ekonomi të parregullt.
Adrian Kerimi
Loading…




