19 September
Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe inspektorati përkatës nuk kanë qëndrim konkret nëse vendimet e disa komunave për shpalljen e referendumit për emigrantët janë ligjore. Problemi juridik është se me nismën e tyre këshillat komunale mund të shpallin referendume lokale por për akte që ata janë përgjegjës. Nuk mund të organizojnë referendum për akte që i miraton pushteti qendror, siç është propozim strategjia kontestuese e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Zv/ministri i Pushtetit lokal thotë se ata nuk duan ta kufizojnë të drejtën për referendum, por nuk duan ta rrezikojnë as të drejtën e qytetarëve lirshëm të kërkojnë zgjedhje të reja. Megjithatë, fjalën e fundit për këtë nuk e kanë politikanët, por inspektorati dhe institucione tjera.
Për këtë mbetet të vendos inspektorati por edhe e organeve tjera të shtetit dhe institucioneve që të veprojnë sipas ligjit dhe të vlerësojnë se çfarë vendime do duhet të marrin- deklaroi Dejan Pavlevski, Zv/ministër i Pushtetit Lokal.
Cilat më saktë?
Mendoj në institucionet që janë kompetente për disa ligje të caktuara. Në rastin konkret ligji për referendum dhe forma tjera të prononcimit të qytetarëve është vënë në pikëpyetje, kështu që KSHZ do duhet të marrë qëndrim ose të paktën të diskutojë rreth kësaj çështje- u përgjigj ai.
Nga KSHZ-ja nuk u përgjigjën në pyetjet në lidhje me temën. Por, në përputhje me ligjet, nëse Inspektorati nuk mundet të gjejë asgjë kontestuese, KSHZ-ja me gjasë do ta ketë patjetër t’i zbatojë referendumet. Për momentin është e pritshme që zgjedhjet dhe referendumet të mbahen, por vetëm në hapësira të veçanta. Disa nga arsyet janë se këshillat zgjedhor për referenAlsat Mdum lokal janë më të vogël në krahasim me ato për zgjedhje, kurse edhe partitë politike nuk mund të kenë vëzhgues në referendum si në zgjedhje.
Thirrje ndaj KSHZ-së kishte edhe nga VMRO-DPMNE-ja, por ata e kërkojnë të kundërtën, përkatësisht komisioni të mos mendojë dhe t’i zbatojë referendumet. Përderisa tema për pranimin dhe integrimin e emingrantëve po nxehet në planin politik dhe mediatik, gjendja në terren është tërësisht e ndryshme. Qendrat transitore në Kumanovë dhe Gjevgjeli janë pothuajse të zbrazura. Përveç kafshëve shtëpiake, ka edhe disa emigrantë që janë ndalur për të pushuar gjatë rrugës për në Evropën per perëndimore, ose janë nisur prapa në drejtim të Greqisë.
Alsat M

