Anita Angellovska Bezhovska do të udhëheq Bankën Popullore të Maqedonisë gjatë shtatë viteve të ardhshme. Pikërisht në ditën kur përfundoi mandatin Dimitar Bogov, Kuvendi me shumicë absolute zgjodhi guvernatorin e ri, duke ia besuar këtë post zëvendësguvernatores së deritanishme. Ajo mori mbështetjen e shumicës dhe opozitës maqedonase, duke u zgjedhur me 81 votë pro dhe asnjë kundër. Nga LSDM thanë se zgjedhja e guvernatorit të ri dëshmon se kur bëhet fjalë për profesionizëm të dëshmuar, mund të tejkalohen edhe dallimet politike.
TOMISLLAV TUNTEV, LSDM
“Kjo është dëshmi se profesionalizmi, ndërgjegja dhe puna e vëmendshme duhet të jenë kritere në bazë të së cilave do të udhëhiqemi që në vende të këtilla të vijnë njerëz që e meritojnë. Jo njerëz partiak, me politika servile ndaj silësdo qoftë garniturë politike, përkundrazi me profesionalizëm, përkushtim në sferën në të cilën punon”
Zgjedhja e guvernatorit të ri megjithatë nuk kaloi pa akuza dhe kundër akuza lidhur me refuzimin që LSDM I bëri propozimit për rizgjedhje të Dimitar Bogovit në këtë post. Guvernatorja e re e Bankës Popullore, përveç vlerësimeve profesionale për përgaditjet dhe punën e deritanishme, u vlerësua edhe për faktin që për herë të parë që nga pavarësia e Maqedonisë, me Bankën Popullore do të udhëheq një femër.
DANIELLA RANGELLOVSKA, VMRO-DPMNE
“Përkrah asaj që Anita Angelovska Bezhovska është profesioniste e dëshmuar, ekspert dhe vlerësoj se mirë do të gjindet në këtë pozicion duke patur parasyshë përvojën që ka dhe do të vazhdojë me kontnuitetin e punës positive dhe udhëheqjen e suksesshme të politikës monetare të RM, megjithatë edhe një herë dua të uroj dhe jam kënaqur që për herë të parë kemi një guvernatore femër”
Deputetët shqiptarë nuk u përfshinë aspak në debatin për guvernatorin e ri të Bankës Popullore. As nga BDI nuk bënë asnjë sqarim, por vetëm mbështetën propozimin edhe pse kjo parti kishte kërkuar që në atë post të ulet ish ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.
https://www.youtube.com/watch?v=MPBSDHndmS8

