Opozita dhe shumica parlamentare kanë gjetur gjuhë të përbashkët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor lidhur me zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Propozim-ligji i cili të hënën do të jetë në rend dite në seancë plenare, parashikon kryetari i KSHZ-së t’i takojë opozitës, ndërsa pushteti do të ketë shumcën në komision, mandati i të cilëve do të zgjas 6 muaj.
Kordinatori i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, tha sot se kjo është një zgjidhje e përkohshme dhe se marrëveshje rreth ndryshimeve më thelbësore në Kodin Zgjedhorë dhe për përbërjen e re të KSHZ-së pritet të ketë në vjeshtë.
“Duhet të fillojnë bisedimet për ndryshimet në Ligjin Zgjedhor dhe mendoj se partitë do të sjellin zgjidhjen më të përshtatshme për qytetarët dhe demokracinë. Nëse më pyësni personalisht, unë s ‘jam kundër listave të hapura, sepse me to do të respektohej edhe më shumë vullneti i qytetarëve”- tha Dragan Danev, kordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.
Kordinatori i LSDM-së, Tmosllav Tuntev tha se mosfinalizimi i bidesimeve rresh përbërjes qeveritare, pra kush do të hyjë në Qeveri dhe kush do të mbetet në opozitë, pamundëson përcaktimin e përbërjes së KSHZ , konkretisht se cila parti sa anëtarë do të ketë, apo, cilës parti do t’i takojë nënkryetari.
“Qëllimi ynë është që sa më shpejt të fillojë procedura parlamentare për këtë ligj që të fillojnë të rrjedhin afatet për hapjen e konkursit, konkurimit dhe zgjedhjes dhe në fundt formimit të KSHZ. Deri nga mesi i qershorit do të duhej që kjo pyetje të jetë mbyllur”- Tomisllav Tuntev, kordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.
Sipas tij LSDM-ja është “pro” ndryshimeve më thelbësore në sistemin zgjedhor, nga gjashtë njësi zgjedhore Maqedonia të ketë një njësi zgjedhore, si dhe kandidimin me lista të hapura. Sipas tij, LSDM nuk do vendosë vetëm për këto [ështje, por në në bashkëpunim me partitë tjera të koalicionit dhe opozitën.
Kryetari dhe anëtarët e KSHZ-së janë dorëhequr në dhjetor të vitit 2017, pas skandalit me kompensimet e majme që kishin ndarë mes vete për zgjedhjet lokale.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2170846242956216/

