Shoqata e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, Ambasada e
SHBA-së dhe Instituti CEELI nga Praga, sot dhe nesër në Ohër organizojnë punëtori gjyqësore ndërkombëtare për përforcim të pavarësisë gjyqësore dhe transparencës përmes revizionit të përgjegjësisë gjyqësore.
Në debatin shkencoro – profesional do të debatohet për reformën gjyqësore në drejtim të sigurimit të mekanizmave juridik dhe transparent për përgjegjësi të gjykatësve si supozim për pavarësi gjatë
vendimmarrjes së lirë gjyqësore, për përgjegjësinë gjyqësore, profesionalizmin dhe integritetin në perspektivën e pavarësisë së gjykatësve, për disiplinën, përgjegjësinë penale dhe qytetare të gjykatësve në kontekst të vendimmarrjes gjyqësore dhe ndikimit të tyre ndaj gjykatësve.
Do të debatohet edhe për sigurimin e procedurës transparente dhe kufijve minimal të procesit për mbrojtjen e gjykatësve – subjekt i procedurës disiplinore, si dhe për rolin e gjykatave në evoluimin e punës së gjykatësve në procedurë disiplinore.
Në debatin shkencor do të flasin gjykatës amerikanë, vendor dhe rajonal, të cilët, siç thonë organizuesit, kanë për qëllim të identifikojnë shembuj të praktikave të mira dhe t’i diskutojnë shembujt e tjerë gjyqësor nga praktika.
Rekomandimet përfundimtare të debatit, në lloj të konkludimeve do të merren parasysh për ndryshime dhe plotësime të mëtutjeshme të vendimeve ligjore.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


