Dyzet e katër vjeçari A.Sh. nga fshati Gradec i Gostivarit dje (29-prill) rreth orës 08 e 25 minuta duke kryer punë ndërtimore së bashku me dy persona tjerë në një objekt në rrugën ,,Vëllezrit Bllazhevski,, në Gostivar e ka humbur ekuilibrin dhe nga një lartësi mbi 3,5 metra, është rrëzuar në dyshemenë prej betoni.
Gjatë rrëzimit personi A.Sh. ka marrur lëndime të rënda trupore dhe pas dhënies së ndihmës mjeksore në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar si rast urgjent është transferuar në klinikat e Shkupit.
Nga policia thonë se është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe se punohet në zbardhjen e rastit.


