Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka njoftuar se, për shkak të lëvizjeve në bursat botërore dhe me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve vendas, ka marrë vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.41%.
MARKETING
Nga data 31.03.2026 (e martë), ora 00:01, çmimet maksimale të karburanteve do të jenë:
Eurosuper BS-95: 84.00 denarë/litër (Ulet për 2.50 den)
Eurosuper BS-98: 85.50 denarë/litër (Ulet për 3.00 den)
Eurodizel (D-E V): 95.50 denarë/litër (Çmimi mbetet i panydryshuar)
Vaj Ekstra i Lehtë (EL-1): 92.50 denarë/litër (Rritet për 0.50 den)
Mazuti M-1 NS: 50.410 denarë/kg (Ulet për 0.663 den)
Pse ndodhi ulja?
Sipas KRRE-së, ky vendim vjen si rezultat i uljes së kostos së operimit përmes depove, e cila nga 1.70 denarë për litër është zbritur në 1.20 denarë/litër. Ky hap është ndërmarrë për të amortizuar ndikimin e çmimeve të larta botërore në tregun tonë dhe për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me karburante.


