Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë për parregullsitë zgjedhore që në vitin 2016 dhe deri tani janë dëgjuar mbi 70 dëshmitarë.
Prokuroria në një njoftim për opinion thotë se vepron në mënyrë jo selektive dhe jo në lidhshmëri me veprimet e tjera organeve, e udhëheq procedurën pa publikuar të dhëna për rrjedhën e saj në mënyrë që të mos shkel fshehtësinë e garantuar me ligj.
Prokuroria vitin e kaluar ka formuar lëndë kundër një person- organizator i fushatës zgjedhore dhe persona tjerë, si dhe kundër një personi juridik për veprën penale “Keqpërdorim i mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore nga nenin 165 i Kodit Penal.
Veprat për të cilat është hapur procedura janë në lidhje me përdorimin e mjeteve të palejueshme për fushatë zgjedhore dhe deklarimin e të dhënave të rrejshme në raportet financiare.
“Prokuroria Themelore Publike- Shkup e njofton opinion se në momentin kur do të plotësohen kushtet ligjore, prokuroria themelore do të del me të dhëna konkrete”, kanë njoftuar nga Prokuroria Themelore Publike, transmeton “SHENJA”.