Prokuroria Themelore Publike në Manastir hapi një lëndë pasi mori denoncim anonim më 12 janar të vitit 2021, në lidhje me veprimet e gjinekologëve specialistë nga Spitali Klinik Manastir dhe një shtetasi të huaj për të cilët ka baza për dyshim se ka ndërmarrë intervenim mjekësore pa licencë pune.
“Lëndës i është bashkangjitur edhe padi penale e ngritur nga SPB Manastir më 8.2.2021 kundër tre personave për veprime të ndërmarra që tejkalojnë autorizimet e tyre të posaçme në kryerjen e detyrës dhe i mundësuan një personi pa licencë përkatëse për punë të lëshuar nga Oda Mjekësore e RMV, të japë ndihmë mjekësore – të kryej ndërhyrje operative në një grua në lindje, lindje me prerje cezariane në ISHP Spitalin Klinik Manastir – salla operative e Repartit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Pas ndërhyrjes, një nga personat ka vendosur të dhëna të rreme në ditarin e operacioneve, dmth në kolonën e të dhënave për operuesin, ka vendosur të dhënat e tij dhe të kolegut dhe ka hequr faqet nga ditari i vjetër i operacioneve në të cilin personi i tretë ka shkruar ndërhyrjet kirurgjikale më 1.1. 2021”, thuhet në kumtesën e PTHP.
Nga Prokuroria informojnë se janë lëshuar urdhra për mbledhjen e njoftimeve të nevojshme në SPB Manastir, dy persona janë marrë në pyetje të cilët kanë dhënë njohuritë e tyre në lidhje me ngjarjen dhe një kërkesë është paraqitur në Odën Mjekësore të RMV-së.
Më 3 shkurt 2021, Prokurori Publik lëshoi urdhër për ekspertizë të ditarëve të operimeve në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin Klinik Manastir, për të cilin ekziston dyshimi se ato përmbajnë të dhëna të pavërteta, dmth faqet janë hequr, qëndron në kumtesë.




