Prokuroria Speciale ka ngritur padi kundër 94 personave për 17 lëndë. Gjatë këtyre dy ditëve paditë do të dërgohen nga Prokuroria Speciale Publike deri tek Gjykata Penale, bëri të ditur prokurorja special Katica Janeva.
Gjatë konferencës për shtyp Janeva u pyet nëse ka ngritur ndonjë padi kundër ndonjë funksionari të BDI-së, ndërsa ajo u përgjigj se deri tani nuk ka nisur ndonjë hetim për funksionarët e BDI-së.
Për 18 persona është kërkuar paraburgim, ndërsa në mesin e tyre është kërkesa për paraburgim edhe për një lider të një partie politike.

