Prokuroria Speciale Publike demonton se ka procedurë para hetimore kundër prokurori publik Vlladimir Milloshevski.
Ata thonë se kanë pranuar padi penale nga LSDM kundër prokurorit Milloshevski dhe persona tjerë, për të cilët është formuar lëndë në këtë prokurori publike.
“Procedura para hetimore për këtë lëndë nuk ka të bëj me personin konkret, por udhëhiqet si ngjarje në të cilën hetohen aspektet penale lidhur me pohimet në padinë penale”, thuhet në demantin e PSP-së.
Mbrojta e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, në seancën e sotme për rastin “Mitmarrje”, ka njoftuar se ka kërkuar që të hiqet nga lënda prokurori public Vlladimir Milloshovski, sepse kundër tij është ngritur padi penale deri tek Prokuroria Speciale për më tepër vepra penale.