05 May
Komisioni kundër korrupsionit hesht dhe nuk përgjigjet nëse shkatërron materiale të rëndësishme për hetimet që bën Prokuroria Speciale Nga Komisioni nuk zbulojnë nëse për momentin shkatërrohen dokumente ku ka dëshmi se cili funksionar dhe si është pasuruar deri në vitin 2014. Nga Specialja për Alsat konfirmuan se nga antikorrupsioni kanë kërkuar që t’u dorëzohen listat anketuese për personat për të cilët ka hetime financiare.
Janë dorëzuar kërkesa në antikorrupsion për dorëzimin e listave anketuese të paraqitura nga personat për të cilët ka hetime financiare, pastaj deklarata për përplasje të interesave si dhe aktivitete të ndërmarra eventuale të komisionit dhe të gjitha aktet që rrjedhin nga aktivitetet e ndërmarra. Deri dje nuk kemi marrë përgjigje nga Komisioni. Mosdorëzimi i dokumentacionit të kërkuar dhe shkatërrimi eventual i tij, do të ndikojë në procedurat parahetimore duke pasur parasysh se do të pamundësohet kontrolli i gjendjes pronësore, që personat të cilët hetohen e kanë treguar para komisionit, me gjendjen që do të dalë nga dëshmitë të cilat kjo prokurori publike i siguron nga institucione të ndryshme – deklaruan nga PSP-ja.
A është kjo një mënyrë që të fshihen të dhënat kyçe me të cilat Specialja do të vërtetonte se një pjesë e zyrtarëve të më hershëm dhe të tanishëm janë pasuruar gjatë kohës së kryerjes së funksioneve, nuk u përgjigjën as nga antikorrupsioni e as nga Arkivi Shtetëror, institucioni i cili dha dritë jeshile për shkatërrimin e materialit. Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionin më 24 prill mori vendim me të cilin duhet të shkatërrohen dokumentet nga periudha 2002-2014. Lista me regjistrimin e dokumenteve që duhet të shkatërrohen është dorëzuar edhe pranë arkivit shtetëror, drejtor i të cilit është Filip Petrovski.
Para marrjes së vendimit, personi profesional- këshilltarë për evidencë, mbrojte dhe mbikëqyrje profesionale ka bërë shqyrtim në regjistrimin e propozuar dhe materialin e dokumentuar për shkatërrim dhe është konstatuar se materiali i propozuar është me afat të skaduar të përdorimit dhe në të nuk ka material arkivor – thanë nga Arkivi Shtetëror i Maqedonisë.
Kjo nuk është hera e parë që të shkatërrohen dëshmi për të cilat Specialja zhvillon hetim. Më herët ishte shkatërruar edhe pajisja e DSK-së për përgjim, e cila duhej të tregojë kush ka përgjuar, për të cilën ka edhe lëndë gjyqësore.
Verica Pavlovska